Gjendet trupi i pajetë i 52 vjeçarit në ujërat e Vardarit

Gjendet trupi i pajetë i 52 vjeçarit në ujërat e Vardarit

Pas gati tre javësh kërkim, sot është gjetur trupi i pajetë i 52-vjeçarit Isa Rushiti nga fshati Tenovë, Komuna e Bërvenicës.

Ndaj tij është bërë kërkim që prej datës 6 gusht, pasi ai është larguar nga shtëpia natën mes 4 dhe 5 gushtit dhe që atëherë nuk është kthyer më në Tenovë.

“Sot, më 22 gusht, në ora 15:00 në SPB Tetovë është raportuar se trupi i pajetë i IR (52) nga Tenova e Tetovës është gjetur i varur në pemë në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të vendit Brioni dhe fushës së vjetër të futbollit. Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Tetovë dhe SPB Tetovë kanë nxjerrë trupin e pajetë në breg pasditen e sotme. Ekipi hetimor i SPB Tetovë, në koordinim me prokurorin publik, ka kryer kontroll, ndërsa do të kryhet edhe autopsi”, njofton SPB Tetovë.

Në kërkim kanë marrë pjesë Qendra për Menaxhim me Kriza, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, MPB, Komuna e Bërvenicës si dhe qytetarë.

MARKETING