Greqi, në zonën pyjore u gjetën 18 trupa të pajetë

Greqi, në zonën pyjore u gjetën 18 trupa të pajetë

Në Greqi 18 trupa të pajetë janë gjetur në zonën pyjore në Rajonin e Evros, ku zjarri është duke vazhduar prej ditësh, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të Zjarrfikësve greke, Yannis Artopios, 18 trupa janë gjetur në pyllin e Dadias, në rajonin ku nuk ka raportime për persona të zhdukur.

Pretendohet se trupat e vdekur i përkisnin emigrantëve të parregullt që kanë hyrë në Greqi nga Evrosi.

Për shkak të zjarrit të rënë në rajon, ditën e djeshme njerëzit janë evakuuar në shumë zona të banuara, ndërsa banorëve të zonës u është dërguar mesazh paralajmërues që të qëndrojnë larg celularëve.

MARKETING