Shkencëtarët koreanë krijojnë pilotin e parë robotik humanoid

Shkencëtarët koreanë krijojnë pilotin e parë robotik humanoid

Një ekip studiuesish kanë arritur që të krijojnë pilotin e parë robotik humanoid në botë.

Përveçse mund të rrëshqasë lehtësisht në sediljen e pilotit dhe të përdorë duart për të rrotulluar çelësat në kabinë, roboti, i quajtur PIBOT, përdor teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për të memorizuar grafikët e fluturimit dhe protokollet e urgjencës.

Ndër vite në fakt janë zhvilluar një numër pilotësh robotë. Në vitin 2016, Sistemi i Automatizimit të Punës në Kabinë të Ekuipazhit Ajror të DARPA-s, shoqëroi një pilot në kryerjen e disa manovrave bazë gjatë fluturimit.

Një vit më pas, ALIAS uli një Boeing 737 duke përdorur një simulator, dhe menjëherë pas kësaj, RE2 Robotics njoftoi se ishte kontaktuar nga Forcat Ajrore të SHBA-së për të zhvilluar një sistem të përbashkët për kontroll autonom të avionëve.

Më pas, në vitin 2019, ROBO-pilot bëri fluturimin e tij të parë i cili zgjati dy orë.

Dallimi midis këtyre pilotëve robotë dhe atij të zhvilluar nga studiuesit në Institutin Korean të Avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë (KAIST) është se PIBOT, roboti më i ri i krijuar për të drejtuar një aeroplan, përdor Inteligjencën Artificiale dhe është humanoid. Është pikërisht pjesa humanoide që e bën atë të parin në botë.

MARKETING