(VIDEO) Prigozhin ‘shfaqet në Afrikë’, po rekruton mercenarë për Wagnerin

(VIDEO) Prigozhin ‘shfaqet në Afrikë’, po rekruton mercenarë për Wagnerin

Pamjet që supozohet se tregojnë liderin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin në Afrikë, janë shfaqur në një kanal në Telegram.

Videoja po shpërndahet nga mediat ruse dhe është hera e parë që ai shihet qartë në pamje që nga rebelimi jetëshkurtër në muajin qershor.

Më parë, ne pamë një video teksa Prigozhin shihej në një kamp të Wagnerit në Bjellorusi, raporton skynews.

Në këtë filmim të fundit, lideri i mercenarëve thotë se grupi “po punon” dhe “gjithçka po shkon sipas planit”.

Wagner “po kryen operacione zbulimi dhe kërkimi, duke e bërë Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet”, thotë ai.

Ish-kuzhinieri i Vladimir Putinit shton se plani është që Afrika të bëhet “edhe më e lirë” dhe të sjellë “drejtësi dhe lumturi për popujt afrikanë”.

Wagner është akuzuar për një sërë krimesh lufte në Afrikë. Human Rights Watch më parë tha se grupi kishte ekzekutuar dhe zhdukur me forcë disa dhjetëra civilë në Mali.

MARKETING