Zelensky në Holandë për aeroplanët luftarakë amerikan F-16

Zelensky në Holandë për aeroplanët luftarakë amerikan F-16

Kryeministri në largim holandez, Mark Rutte ka ka mirëpritur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Eindhoven.
Ai deklaroi se Holanda po e shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë.
Megjithatë, ai nuk ka deklaruar se sa do t’i sigurojë apo kur do t’i dërgojë, raporton skynews.

Holanda aktualisht ka në dispozicion 24 aeroplanë F-16, të cilët do të hiqen prej qarkullimit deri në mesin e vitit 2024.
Takimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara miratuan dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Holanda dhe Danimarka.

Ai u pa si një nxitje e madhe për Kievin, edhe pse aeroplanët luftarakë nuk do të kenë një ndikim së shpejti në luftën pothuajse 18-mujore.
Ndryshe, Zelensky vizitoi dje Suedinë ku filloi diskutimet për marrjen e aeroplanëve luftarakë Gripen, krenaria e shtetit suedez.

MARKETING