Paris, anulohet ngjarja e notit në lumin Sena për shkak të ndotjes së ujit

Paris, anulohet ngjarja e notit në lumin Sena për shkak të ndotjes së ujit

Një aktivitet noti i planifikuar në lumin turistik Sena në Paris është anuluar për shkak të ndotjes së ujit, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për ta lumin të notueshëm për Lojërat Olimpike që do të mbahen në qytet në vitin 2024, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të Komitetit Olimpik thuhet se nga rezultatet e analizave të ujit del që lumi është i papërshtatshëm për not.

Për këtë arsye, thuhet në deklaratë, sot është anuluar aktiviteti i notit, me çka garat e notit në lumë nuk po mund të zhvillohen për herë të tretë në dy javë për shkak të cilësisë së dobët të ujit.

Një tjetër aktivitet noti u anulua ditën e djeshme për shkak të cilësisë së pafavorshme të ujit të lumit.

Ndërkohë që po kryhen punime pastrimi në lumin Sena, i cili planifikohet të bëhet i notueshëm për Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris në vitin 2024, nga ana tjetër organizohen aktivitete testuese noti.

Disa nga këto ngjarje ishin anuluar më parë për të njëjtën arsye.

Noti në lumë është i ndaluar që nga viti 1923

Aktivitetet e notit ishin të ndaluara në lumin Sena që nga viti 1923 për shkak të ndotjes së shkaktuar nga ujërat e zeza.

Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo ka premtuar se do të pastrojë lumin deri në vitin 2025 dhe do ta bëjë atë gati për ngjarjet ndërkombëtare të notit.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu e bëri këtë premtim në mars dhe njoftoi se synojnë t’i bëjnë lumenjtë Sena dhe Marne të notueshëm në Lojërat Olimpike Paris 2024.

MARKETING