Mbi 1400 persona vdesin nga uria në Etiopi, ndihmat u ndërprenë se po vidheshin
Në vitin 2020, rajoni i Tigrait u përfshi nga një konflikt i ashpër i armatosur. Konflikti përfundoi vetëm nëntorin e kaluar pasi qeveria etiopiane dhe Fronti Çlirimtar Popullor Tigray (TPLF) nënshkruan një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Afrikan.
Për pjesën më të madhe të luftës, rajoni ishte nën bllokadë, gjë që ndaloi ndihmat humanitare. I dërguari i Bashkimi Afrikan në Tigrai, ish-presidenti i Nigerisë, Olusegun Obasanjo, tha se rreth 600,000 vdiqën në konfliktin 2-vjeçar.

