Një tërmet i fuqishëm godet Kolumbinë, qytetarët vraponin në rrugë të kapluar nga paniku
Një tërmet me fuqi shkatërrues prej 6.3 magnitudë i ndjekur nga dhjetëra pasgoditje, ka goditur kryeqytetin kolumbian Bogota, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, duke bërë që banorët e frikësuar të ikin në rrugë dhe një grua të rrëzohet për vdekje.
Ndërtesat u shkundën dhe sirenat u dëgjuan teksa mijëra banorë të kapluar nga paniku dolën në rrugët e kryeqytetit.
Kryebashkiaku Claudia Lopez tha se një grua u rrëzua për vdekje në juglindje të kryeqytetit.
“Na vjen keq shumë për incidentin e vetëm të rëndë të raportuar: një grua u hodh nga kati i 10-të i një pallati banimi në Madelena, me sa duket për shkak të nervave. Ne po i shoqërojmë ata që ishin me të në apartament me ekipe mjekësore”, tha Lopez në X, i njohur më parë si Twitter.
Kongresi i Kolumbisë raportoi dëme në dhomën e përfaqësuesve, ku tërmeti tronditi rrëzoi një dekoratë suvaje nga tavani ku si pasojë një person u lëndua.
Agjencia e mbrojtjes civile e Kolumbisë vuri në dukje se banorët ishin evakuuar në të gjithë komunën e El Calvario. Dritaret e zonës janë dëmtuar nga tërmetet.