Italia: Ishte gabim shumë i rëndë për Perëndimin të rrinte duarkryq në vrasjen e Gaddafit

Italia: Ishte gabim shumë i rëndë për Perëndimin të rrinte duarkryq në vrasjen e Gaddafit

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka thënë se qëndrimi indiferent ndaj vrasjes së liderit të rrëzuar të Libisë Muammar Gaddafi ishte “gabim shumë i rëndë”, transmeton Anadolu.

“Ishte gabim i rëndë për Perëndimin të rrinte duarkryq në vrasjen e Gaddafit. Gaddafi nuk ishte një nga modelet më të mira të demokracisë, por pas vrasjes së tij filloi destabiliteti në Libi dhe Afrikë”, ka thënë Tajani, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Lideri libian Gaddafi u vra nga grupet e armatosura të opozitës në qytetin e tij të lindjes, Sirte, më 20 tetor 2011.

MARKETING