Lituania do të mbyllë përkohësisht dy pika kalimi në kufirin e saj me Bjellorusinë

Lituania do të mbyllë përkohësisht dy pika kalimi në kufirin e saj me Bjellorusinë

Qeveria e Lituanisë ka vendosur që të mbyllë përkohësisht pikat e saj të kalimit kufitar Tverecius dhe Sumskas me Bjellorusinë që nga 18 gushti, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Radios dhe Televizionit Kombëtar (LRT) të Lituanisë, detajet rreth mbylljes së plotë të kufijve do të diskutohen në Poloni.

Në lajm paraqiten deklaratat e ministres së Brendshme të Lituanisë, Agne Bilotaite, e cila ka thënë se vendet Baltike dhe Polonia kanë diskutuar për mbylljen e plotë të kufijve të tyre me Bjellorusinë dhe se detajet do të qartësohen më 28 gusht.

Sipas LRT-së, qeveria lituaneze ka vendosur që të mbyllë pikat e saj të kalimit kufitar Tverecius dhe Sumskas me Bjellorusinë që nga 18 gushti.

Ndërkohë do të qëndrojnë të hapura katër pika të tjera kufitare me Bjellorusinë.

Vendimi në fjalë është marrë në një periudhë shqetësimi gjithnjë në rritje nga prania e grupit Wagner të lidhur me Rusinë në Bjellorusi.

MARKETING