Algjeria ndalon shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema

Algjeria ndalon shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema

Algjeria e ka ndaluar shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema, nën arsyetimin se ndeshet me parimet morale.

Barbie, film që ka arkëtuar 1.2 miliard dollarë nëpër kinema në gjithë botën, është shfaqur në kinematë e Algjerisë prej 19 korrikut, deri më 13 gusht.

Kompania për shpërndarje të filmit në këtë shtet nuk e ka bërë të ditur arsyetim për mosshfaqje të tij.

Agjencia e lajmeve 24 Algerie ka thënë se filmi është tërhequr për shkak të shkeljes së parimeve morale, duke i cituar disa burime.

“Algjeria është përfshirë në situatë kundërthënëse për Barbien, për shkak të skenave që janë për të rritur” dhe për aludimet për homoseksualitet, ka thënë agjencia tjetër e lajmeve TSA.

Ministria e Kulturës në Algjeri, e cila zakonisht deklarohet për këto çështje, deri më tani ka qëndruar e heshtur.

Vendim të ngjashëm kanë marrë edhe vendet tjera në rajon.

Kuvajti e ka ndaluar shfaqjen e filmit duke thënë se shqetësohet për çështje etike.

Ministria e Kulturës në Liban ka thënë se u ka kërkuar autoriteteve ta ndalojnë shfaqjen e filmit për shkak të “promovimit të homoseksualitetit”.

Ky film nuk është shfaqur as në Katar, dhe as nuk ka pasur njoftim zyrtar për të.

MARKETING