Putin kërkon bashkëpunim më të madh me Korenë e Veriut

Putin kërkon bashkëpunim më të madh me Korenë e Veriut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka kërkuar të martën Moskës t’i thellojë marrëdhëniet me Penianin, në një mesazh urimi dërguar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për Ditën Kombëtare të Çlirimit.

MARKETING

Rusia dhe Koreja e Veriut – të dyja tejet të izoluara nga Perëndimit dhe të goditura me sanksione – janë afruar me njëra-tjetrën qëkur Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë dhe e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.

“Unë jam i sigurt se ne të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat për të mirën e popujve tanë, në interes të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në Gadishullin Korean dhe në rajonin e Azisë Verilindore si tërësi”, tha Putini në një komunikatë të publikuar nga Kremlini.
Putini tha se themeli për bashkëpunim të ngushtë mes Moskës dhe Penianit u shtrua gjatë çlirimit të Koresë së Veriut nga Japonia dhe gjatë “kohëve të vështira të luftës”.

Deklarata e liderit rus erdhi pasi ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, e lartësoi partneritetin e vendit të vet me Korenë e Veriut, gjatë një takimi me homologun e vet Sun Nam në Penian.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, reagoi ndaj asaj vizite, duke thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë se Shoigu ishte në Korenë e Veriut për të siguruar furnizim me armë për të ndihmuar forcat ruse në luftën e tyre në Ukrainë.

MARKETING