Ministri saudit i Çështjeve Islame, Abdulaziz: Islami i moderuar do ta mposht ekstremizmin

Ministri saudit i Çështjeve Islame, Abdulaziz: Islami i moderuar do ta mposht ekstremizmin

Ministri i Çështjeve Islame të Arabisë Saudite, Abdullatif bin Abdulaziz, tha se Islami i moderuar do ta mposht ekstremizmin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetën “Sharku’l Evsat”, e cila mbështetet nga Arabia Saudite, ministri Abdulaziz tha se islamofobia shfrytëzohet nga “mendjet, armiqtë e Islamit dhe disa muslimanë që nuk përfaqësojnë Islamin”.

Ai theksoi se ndërgjegjësimi kundër ekstremizmit është rritur ndjeshëm në nivel shtetesh dhe popujsh.

“Islami i moderuar do të mbizotërojë, ekstremizmi do të zhduket përgjithmonë”, shtoi Abdulaziz.

Princi i kurorës saudite, Mohammad bin Salman, pati deklaruar më herët se “Arabia Saudite do të zhdukë menjëherë idetë radikale dhe do t’i kthehet Islamit të moderuar dhe jetës normale”.

MARKETING