Rusia: Në rajonet Belgorod dhe Kursk rrëzohen 3 dronë të Ukrainës

Rusia: Në rajonet Belgorod dhe Kursk rrëzohen 3 dronë të Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se dy mjete pa pilot (dronë) të Ukrainës u rrëzuan në rajonin Belgorod ndërsa një tjetër në rajonin Kursk, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se sistemet e mbrojtjes ajrore në Belgorod rrëzuan 2 dronë të Ukrainës.

Po ashtu në deklaratë informohet se një dron tjetër u rrëzua në rajonin Kursk dhe se në sulme nuk ka vdekur ose të plagosur.

Ndërkohë që sulmet e Ukrainës me dron janë rritur kohët e fundit kundër Moskës dhe rajoneve perëndimore të Rusisë, bëhet e ditur se në sulme nuk ka patur viktima.

MARKETING