Po ndodh ajo që ishte paralajmëruar për COVID-in

COVID-i tashmë është si gripi, ka deklaruar doktor Skënder Brataj, kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, në shpjegim të rikthimit të një vale infektimesh në Shqipëri, si kudo, gjë që ishte paralajmëruar në dy vitet e pandemisë.

Brataj tha se tanimë koronavirusi është shndërruar një sëmundje virale të zakonshme që mund të konsiderohet e ngjashme me një grip, pavarësisht se ka nisur të qarkullojë një nënvariant i ri i Omicronit, EG5.

“Ka infektim më të lartë por nuk ka rritur vdekshmërinë”, tha ai, duke shtuar se megjithatë se “duhet të bëjnë kujdes të moshuarit, ata me sëmundje bashkëshoqëruese”. /tesheshi.com/

MARKETING