Rusia: Ukraina u përpoq të sulmojë Krimenë me 20 dronë
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se Ukraina u përpoq të sulmojë Gadishullin e Krimesë me 20 mjete ajrore pa pilot (dronë), transmeton Anadolu.
“Mbrëmë u parandalua përpjekja e regjimit të Kievit për të kryer sulm terrorist me 20 dronë ndaj objekteve në Gadishullin e Krimesë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Përmes sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse u goditën 14 dronë, thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se edhe 6 dronë u rrëzuan përmes mjeteve të luftës elektronike.
Më tej theksohet se “Si pasojë e sulmeve të parandaluara terroriste nuk ka humbje jete dhe dëme”.
Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014.