Pas zjarreve të fuqishme, Biden shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Havai, fonde të konsiderueshme në dispozicion banorëve

Pas zjarreve të fuqishme, Biden shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Havai, fonde të konsiderueshme në dispozicion banorëve

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli sot gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Havai, ku të paktën 36 persona humbën jetën nga zjarret e fuqishme dhe shkatërruan një qytet në ishullin Maui.
Kjo shpallje liron ndihmë të konsiderueshme federale për Havain, i cili është një nga shtetet e Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.
“Veprimi i presidentit vë në dispozicion fondet federale për njerëzit e prekur në qarkun Maui”, u tha nga Shtëpia e Bardhë.

Ndihma do të lejojë financimin për ndihmën emergjente dhe rindërtimin e ishullit ku qyteti turistik i Lahaina, ish-kryeqyteti i Mbretërisë së Havait, praktikisht u rrafshua me tokë.

Në anën tjetër, pamjet e filmuara nga ajri me helikopterë dhe dronë, shfaqin pamjet apokaliptike si pasojë e këtij zjarri që “rrafshoi” gjithçka.

MARKETING