SHBA do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

SHBA do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Administrata e Joe Biden do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën javën e ardhshme, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller.

“Ne do të vazhdojmë të furnizojmë artileri dhe sisteme të tjera, dhe kemi më shumë njoftime në ditët në vijim për sisteme të tjera shtesë që synojmë për të furnizuar Ukrainën”, tha ai.

Një ditë më parë, Reuters raportoi duke cituar disa zyrtarë amerikanë se Biden do të njoftojë 200 milionë dollarë ndihmë të re për armët për Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur.

MARKETING