Bjellorusia mban stërvitje ushtarake në kufirin me Poloninë dhe Lituaninë

Bjellorusia mban stërvitje ushtarake në kufirin me Poloninë dhe Lituaninë

Bjellorusia njoftoi se forcat e saja të armatosura po zhvillojnë stërvitje ushtarake pranë kufijve të vendit me Lituaninë dhe Poloninë, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se një nga fazat e stërvitjeve u zhvillua në terrenin e stërvitjes Gozhsky në Grodno dhe organizatorët krijuan kushte “sa më afër situatës reale luftarake”.

Tensionet midis Bjellorusisë, një aleat rus, dhe Polonisë anëtare të NATO-s, janë rritur ditët e fundit, veçanërisht për shkak të pranisë së grupit paraushtarak Wagner, i cili gjeti strehim në Bjellorusi pas rebelimit jetëshkurtër kundër Moskës në qershor.

Polonia dje vendosi një kontingjent shtesë prej 1 mijë trupash në kufirin e saj me Bjellorusinë, një ditë pasi akuzoi Minskun për orkestrimin e një fluksi tjetër migracioni në BE përmes kufirit polak.

MARKETING