Sulmet ruse, tre të vrarë në Kherson dhe Kharkiv

Sulmet ruse, tre të vrarë në Kherson dhe Kharkiv

Një grua humbi jetën të hënën herët në mëngjes kur forcat ruse bombarduan qytetin jugor Kherson të Ukrainës, ndërsa dy persona të tjerë u vranë nga sulmet ruse me granata ndaj zonave kufitare të rajonit Kharkiv në verilindje të vendit, thanë zyrtarët.

Si qyteti i Khersonit ashtu edhe pjesë të rajonit të Kharkivit janë menjëherë pas vijës së frontit. Ushtria ukrainase ka njoftuar për një intensifikim të sulmeve ruse në rajonin e Kharkivit ditët e fundit.

“Një natë e vështirë për Khersonin… Ushtria ruse vazhdoi të bombardojë banesat e Khersonit në pjesën qendrore të qytetit,” tha guvernatori Oleksandr Prokudin në aplikacionin e mesazheve Telegram. Zoti Prokudin tha se goditjet me granata kishin filluar rreth mesnatës dhe zgjatën për disa orë.

Ukraina rimori kontrollin e qytetit Kherson dhe pjesëve të rajonit me të njëjtin emër në nëntor pas muajsh pushtimi rus, por forcat ruse e vënë në shënjestër rregullisht qytetin dhe zonat përreth nga ana tjetër e lumit Dnipro.

Këtë muaj një mjek u vra dhe pesë punonjës të mjekësisë u plagosën nga sulmet ruse me granata ndaj një spitali Kherson. Rusia mohon që të ketë vënë në shënjestër civilë ose spitale gjatë agresionit ndaj Ukrainës që ka hyrë në muajin e 18-të dhe ka shkaktuar vdekjen e mijëra vetëve, zhvendosjen e miliona të tjerëve dhe shkatërrimin e qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës.

 

MARKETING