Sulm me thikë në qendër të Londrës, arrestohet sulmuesi

Sulm me thikë në qendër të Londrës, arrestohet sulmuesi

Policia britanike ka arrestuar një person të dyshuar për sulm me thikë pranë Muzeut Britanik në qendër të Londrës, ndërkaq i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, transmeton Anadolu.

“Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit në kryqëzimin e rrugës Russell dhe Muzeut Street”, thuhet në deklaratën e Policisë Metropolitane të Londrës.

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka shkaktuar lëndime të rënda trupore pasi plagosi një burrë në krah pranë Muzeut Britanik, shtoi policia.

I plagosuri është dërguar në spital me autoambulancë.

“Ky ishte një incident i izoluar dhe nuk ka asnjë rrezik të jashtëzakonshëm për publikun. Rasti nuk trajtohet si sulm terrorist”, thuhet në deklaratë.

MARKETING