Unicef: Rritje jashtëzakonisht alarmante e rrëmbimeve të fëmijëve dhe grave

Unicef: Rritje jashtëzakonisht alarmante e rrëmbimeve të fëmijëve dhe grave

Gati 300 fëmijë dhe gra u rrëmbyen në Haiti në gjashtë muajt e parë të vitit 2023. Shifrat janë bërë me dije nga UNICEF, duke e përshkruar fenomenin si “jashtëzakonisht shqetësues”.

Rrëmbimet e deritanishme janë pothuajse trefishi i atyre të vitit 2021. Në shumicën e rasteve, gra dhe fëmijë rrëmbehen nga grupe të armatosura dhe përdoren për përfitime financiare.
“Gratë dhe fëmijët nuk janë as mall, as peng. Ato nuk duhet t’i nënshtrohen një dhune të tillë të paimagjinueshme”, theksoi Gary Connell, Drejtor Rajonal i UNICEF-it për Amerikën Latine dhe Karaibe.

“Tendenca në rritje e rrëmbimeve është jashtëzakonisht shqetësuese” dhe “kërcënon si popullin Haitian ashtu edhe ata që u shkojnë në ndihmë,” vazhdoi ai.

Bandat kontrollojnë rreth 80% të Port-au-Prince, kryeqyteti Haitian, ku kryhen çdo ditë krime të dhunshme si përdhunim, rrëmbim për shpërblim, grabitje me armë, grabitja e makinave, etj.

MARKETING