Roth ka bërë thirrje për ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë

Roth ka bërë thirrje për ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Micheal Roth, ka mbështetur letrën e politikanëve të ndryshme evropianë e amerikanë.

Ai ka shkruar ne Twitter se me Alicia Kearns, senatorin Menendez, 8 kryetarë të komisioneve të punëve të jashtme, parlamentarët e lartë i kam bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Bashkuar të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi nevojë për një strategji të besueshme të përkushtuar ndaj lirisë, demokracisë, të

drejtave të njeriut dhe një diplomaci parandaluese”, ka shkruar Roth.

Ndryshe Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe janë ftuar nga politikanë perëndimorë që të reagojnë ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë.

Përmes një letre, politikanë kryesorë nga vende të ndryshme të Perëndimit u kanë theksuar se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po përshkallëzon gjithnjë e më shumë tensionet me Kosovën./rtk

MARKETING