Artistja daneze me origjinë iraniane, Bazrafkan kryen sulm ndaj Kuranit

Artistja daneze me origjinë iraniane, Bazrafkan kryen sulm ndaj Kuranit

Artistja daneze me origjinë iraniane, Firoozeh Bazrafkan kreu sulm ndaj Kuranit në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, transmeton Anadolu.

Bazrafkan grisi Kuranin para Ambasadës së Iranit në Kopenhagë dhe këto momente i publikoi nga llogaria e saj në median sociale.

Në një deklaratë me shkrim, Bazrafkan tha se këtë veprim e ka “kryer pasi regjimi i Iranit ka kërkuar që të tregohet respekt ndaj Kuranit”.

“Regjimi nuk respekton të drejtat e grave dhe pretendon se Kurani i paraqet të drejta presionet e tij ndaj miliona grave”, deklaroi Bazrafkan.

Në pamjet e ndara, shihet se në bluzën mbi Bazrafkan janë mbishkrimet në gjuhën angleze “Grua, jetë dhe liri”.

Sulmet e kryera kohët e fundit në Danimarkë dhe Suedi kundër Kuranit janë pritur me reagime.

Në Danimarkë dhe Suedi po diskutohen hapat ligjore për parandalimin e sulmeve kundër Kuranit dhe librave të tjerë të shenjtë.

MARKETING