Pretendohet se puçistët në Niger kanë kërkuar ndihmë nga grupi “Wagner”

Pretendohet se puçistët në Niger kanë kërkuar ndihmë nga grupi “Wagner”

Junta që ka marrë administrimin në Niger, pretendohet se ka kërkuar ndihmë nga kompania ruse e sigurisë “Wagner” kundër ndërhyrjes ushtarake, transmeton Anadolu.

Wassim Nasr, një nga ekspertët rajonal në Soufan Center, në një deklaratë për Associated Press (AP) tha se gjenerali Salifou Mody, zv/presidenti i “Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP)” i cili ka marrë pushtetin duke rrëzuar qeverinë në Niger, është takuar në Mali me përfaqësues të “Wagner”-it.

Nasr, bëri të ditur se Mody në takimin e tij me përfaqësuesit e “Wagner”-it ka kërkuar mbështetje kundër ndërhyrjes ushtarake të mundshme ndaj Nigerit.

Nesër përfundon afati që Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) i ka dhënë juntës ushtarake në Niger për lirimin dhe rikthimin në detyrë të presidentit Mohamed Bazoum.

Mali dhe shtypi francez ka deklaruar se përfaqësues të administratës së juntës së Nigerit janë takuar në Mali me përfaqësues të “Wanger”-it.

– Grushti i shtetit në Niger

Në Niger, presidenti Mohamed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi marrjen e pushtetit.

Gjenerali Abdurrahman (Omar) Tchiani, komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, më 28 korrik njoftoi marrjen e drejtimit të juntës së emërtuar Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP) dhe kalimin e tij në krye të qeverisë së përkohshme.

MARKETING