Marrëveshja e grurit/ Rusia: Duhen veprime, jo premtime nga SHBA

Marrëveshja e grurit/ Rusia: Duhen veprime, jo premtime nga SHBA

Rusia thotë se i duhen veprime, jo premtime, nga Shtetet e Bashkuara për të përmbushur kushtet që ka vendosur për t’u kthyer në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

Moska u largua nga marrëveshja më 17 korrik pasi tha se nuk ishte bërë mjaftueshëm për të hequr pengesat ndaj eksporteve të saj të ushqimit dhe plehrave, shkruan Al Jazeera.

“Nëse duan të kontribuojnë në përmbushjen e pjesës së marrëveshjes së grurit që i takon Rusisë, amerikanët duhet ta përmbushin atë, jo të premtojnë se do të mendojnë për të”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Sapo të bëhet kjo, kjo marrëveshje do të rinovohet menjëherë.”, shtoi ai.

MARKETING