Reduktimi i policisë në veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt shtensionimit

Reduktimi i policisë në veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt shtensionimit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka mirëpritur vendimin për zvogëlimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me 25%, përreth objekteve komunale në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak shprehet se ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës.

E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës,EULEX-it në Kosovë dhe KFOR-it siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Numri i policëve rreth komunave veriore ka nisur të reduktohet, sipas një marrëveshje të arritur në Brastislavë mes Kosovës dhe BE-së.

 

MARKETING