Përballje me akuzat, Trump mbërrin në Uashington

Përballje me akuzat, Trump mbërrin në Uashington

Donald Trump ka mbërritur në Uashington ku pritet të paraqitet në gjykatë për akuzat penale në lidhje me përpjekjet e dyshuara për të penguar dhe përmbysur zgjedhjet e 2020.

Aktakuzat e paraqitura përfshijnë “komplot për të dëmtuar, penguar dhe mposhtur funksionin e qeverisë federale përmes pandershmërisë dhe mashtrimit”.

Politikani republikan tashmë është akuzuar në dy raste të tjera: për keqpërdorimin e dosjeve të klasifikuara dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe pagesë ndaj një ylli porno.

MARKETING