Rusia gjobit Apple për përmbajtje të lidhura me luftën, raportojnë mediat shtetërore
Rusia ka gjobitur Apple për dështim në fshirjen e përmbajtjeve të lidhura me luftën në një podcast, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Kjo është hera e parë që Apple përballet me ndëshkime të tilla në Rusi, sipas raportit.
Gjykata e Magjistraturës së Moskës e shpalli kompaninë Apple fajtore. Kompanisë iu dha një gjobë prej 400,000 rubla (afërsisht 4,300 dollarë), sipas TASS.
Gjoba është nën kufirin e poshtëm pasi gjyqtari mori parasysh argumentin që kompania paraqiti në gjykatë, raportoi TASS.
Sipas TASS, Apple ishte urdhëruar më parë nga Roskomnadzor, rregullatori rus i komunikimit, të heqë nga platforma e saj Podcasts “informacionet në lidhje me operacionin special ushtarak në Ukrainë që synon destabilizimin e situatës politike në Federatën Ruse”.
Kompania kishte paguar një gjobë prej 12.12 milionë dollarësh në një rast antitrust rus në fillim të këtij viti, sipas Reuters.