BE zgjat sanksionet ndaj Bjellorusisë
Bashkimi Evropian njoftoi për zgjatjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë për shkak të mbështetjes që Minsku i ofron agresionit rus kundër Ukrainës.
“Masat e reja krijojnë një përafrim më të ngushtë të sanksioneve të BE-së që synojnë Rusinë dhe Bjellorusinë dhe do të ndihmojnë për të siguruar që sanksionet ruse të mos anashkalohen përmes Bjellorusisë”, tha këshilli.
Sipas këshillit, ndryshimet gjithashtu përafrojnë sanksionet e Bjellorusisë me ato të aplikuara ndaj Rusisë.
“BE qëndron e bashkuar në solidaritetin e saj me Ukrainën dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, duke përfshirë mbështetjen shtesë politike, financiare, ushtarake dhe humanitare për aq kohë sa është e nevojshme”, thuhet në deklaratë.