Rusia: Parandaluam sulmin e Ukrainës me 6 dronë afër Moskës

Rusia: Parandaluam sulmin e Ukrainës me 6 dronë afër Moskës

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se është parandaluar përpjekja e Ukrainës për sulm me mjete ajrore pa pilot (UAV) në rajonin Kaluga, në perëndim të Moskës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me tentativën e Ukrainës për sulm me 6 dronë thuhet se “Mbrëmë është parandaluar përpjekja e regjimit të Kievit për të kryer sulm terrorist me dronë në rajonin e Kaluga-s”.

“Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan të 6 dronët. Nuk ka patur humbje jetësh apo dëme si pasojë e sulmit të cilin e parandaluam”, thuhet në deklaratë.

Guvernatori rajonal i Kaluga-s, Vladislav Shapsha tha se sistemet e mbrojtjes ajrore goditën 6 dronë gjatë natës në jugperëndim të rajonit dhe nuk pati viktima apo dëme.

Raportohet se më 24 dhe 28 korrik, Ukraina kreu sulme ndaj Moskës me dronë por nuk pati viktima apo të plagosur.

Më 30 korrik dhe 1 gusht, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina tentoi të sulmonte Moskën dhe rajonin e saj me dronë. Në të dy sulmet, u godit një rrokaqiell në rajonin Moscow-City, duke shkaktuar dëme në ndërtesë.

MARKETING