Dodik: Nuk mërzitemi për sanksionet e ShBA-së

Dodik: Nuk mërzitemi për sanksionet e ShBA-së

Kryetari i entitetit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, të quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik, ka thënë se “nuk është i brengosur për sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj anëtares serbe të Presidencës së BeH, Zheljka Cvijanoviq dhe tre zyrtarëve të RS-së, sepse ato tregojnë pafuqinë e SHBA.Dodik ka shkruar në Twitter se SHBA nuk i kanë zgjedhur zyrtarët e RS, ndaj as nuk mund t’i zëvendësojnë ata.“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë zgjedhur zyrtarët e RS, prandaj as nuk mund t’i shkarkojnë ata. SHBA mendojnë se në këtë mënyrë mund të disiplinojnë këdo që nuk mendon si ata. Sanksionet tregojnë edhe pafuqinë e një fuqie të madhe globale siç janë SHBA. Pavarësisht çdo gjëje ata duan ta sanksionojnë këtë popull sepse ne jemi përfaqësuesit e popullit. Ata duan të na zëvendësojnë që të vijë dikush që do të heshtë dhe do të aprovojë gjithçka. Nuk kemi gajle për këto sanksione”, ka shkruar Dodik.

MARKETING