Ukraina: Lufta së shpejti do të kalojë tërësisht në territorin e Rusisë

Ukraina: Lufta së shpejti do të kalojë tërësisht në territorin e Rusisë

Këshilltari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mikhail Podolyak deklaroi se lufta së shpejti do të transferohet plotësisht në territorin e Rusisë, transmeton Anadolu.

Podolyak në llogarinë e tij në mediat sociale për sulmet me dron në Moskë tha: “Moska po mësohet shpejt me një luftë të plotë. Kjo luftë së shpejti do të zhvendoset plotësisht në territorin e ‘autorëve të luftës’ dhe do të mbledhë të gjitha borxhet prej tyre. Gjithçka që do të ndodhë më pas në Rusi është proces objektiv historik. Do të ketë më shumë dronë të paidentifikuar, më shumë përplasje, më shumë incidente të brendshme, më shumë luftëra”.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë thuhet se mbrëmë është parandaluar sulmi terrorist i kryer me UAV nga Kievi në kryeqytetin Moskë dhe rajonin e saj.

Theksohet se 2 UAV ukrainase u rrëzuan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore mbi rrethet Odintsovo dhe Narofomonisk të rajonit të Moskës. Një UAV u neutralizua me sistemin e luftës elektronike ndërsa një UAV, i cili humbi kontrollin, u rrëzua në qendrën e biznesit Moscow City në Moskë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më 30 korrik se Ukraina u përpoq të sulmonte Moskën dhe rajonin e saj me dronë. Një nga UAV-të e rrëzuara u përplas me një rrokaqiell në qendrën e biznesit Moscow City, duke shkaktuar dëme në ndërtesë.

Njoftohet se Ukraina kreu sulme me dronë në Moskë më 24 dhe 28 korrik dhe nuk pati viktima apo të plagosur.

MARKETING