Hungaria shtyn ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO
Deputetët e kryeministrit hungarez Viktor Orbán nuk morën pjesë në një seancë urgjente parlamentare të thirrur nga partitë opozitare për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Seanca legjislative u shty të hënën pasi anëtarët e partisë në pushtet, e cila ka një shumicë prej dy të tretash në dhomë, nuk morën pjesë në mbledhje. Parlamenti mund të miratojë hyrjen e Suedisë në aleancën ushtarake në vjeshtë, u tha gazetarëve ministri Gergely Gulias javën e kaluar.
Kujtohet se nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, vetëm dy, Turqia dhe Hungaria, nuk e kanë ratifikuar ende protokollin e anëtarësimit të Suedisë në Aleancë, ku Ankaraja nga ana e saj lë të nënkuptohet se kjo mund të bëhet diku në vjeshtën e ardhshme.
Parlamenti i Hungarisë miratoi pranimin e Finlandës në fund të marsit.