Rusia: Mbi 700 mijë fëmijë ukrainas kanë mbërritur në vendin tonë

Rusia: Mbi 700 mijë fëmijë ukrainas kanë mbërritur në vendin tonë

Autoritetet ruse përmes një raporti njoftuan se mbi 700 mijë fëmijë ukrainas kanë mbërritur në Rusi që nga nisja e luftës. Në raport theksohet se një pjesë e mirë e fëmijëve kanë mbërritur së bashku me prindër apo të afërm.
“Që nga shkurti i vitit 2022, Federata Ruse ka pranuar rreth 4.8 milionë banorë të Ukrainës dhe republikave të Donbasit, nga të cilët më shumë se 700,000 janë fëmijë”, thuhet në raport.
Lvova-Belova është një nga dy rusët kundër të cilëve Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë lëshoi një urdhër në mars. Ata akuzohen për dëbim të paligjshëm dhe transferimit të fëmijëve gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin është personi i dytë që akuzohet.
Sipas dokumentit, rreth 1500 studentë të institucioneve për jetimët ose ata që mbetën pa kujdes prindëror erdhën në Rusi dhe 288 fëmijë nga rajoni i pushtuar i Donetskut u vendosën më pas nën kujdestari në familje kujdestare të qytetarëve rusë.

MARKETING