Ish presidenti rus: Nëse kundër ofensiva ukrainase ka sukses Rusia duhet të përdorë armët bërthamore

Ish presidenti rus: Nëse kundër ofensiva ukrainase ka sukses Rusia duhet të përdorë armët bërthamore

Ish presidenti rus Dmitry Medvedev i cili në të kaluarën ka folur për mundësitë e konflikteve bërthamorë të dielën ka thënë se nëse kundër ofensiva ukrainase ka sukses atëherë Rusia duhet të përdorë armët bërthamore, transmeton Gazeta Metro.
Medvedev i cili është zëvendës drejtor i Këshillit Rus të Sigurisë, një trup i cili kryesohet nga Vladimir Putin ka thënë në rrjetet sociale se në një skenar të tillë Rusia duhet ta përdorë doktrinën e saj bërthamore .
Ai shtoi se nëse ofensiva ukrainase e përkrahur nga NATO arrin të shkëpusë territor nga Rusia atëherë presidenti rus duhet të jap lejen e përdorimit të armëve bërthamore, raporton Jerusalem Post.

Sipas Medvedev ata nuk kanë opsion tjetër prandaj sipas tij armiqtë e Rusisë duhet të luten nga suksesi i ushtarëve të tyre në mënyrë që të mos nisë siç e quajti ai një flakë globale bërthamore.

MARKETING