I dyti i Katarit në Kiev: 100 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

I dyti i Katarit në Kiev: 100 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani u takua të premten me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në pallatin presidencial në Kiev.

Pas këtij u takimi, u kumtua direktiva e Emirit të Katarit për mbështetjen e Dohas deri në 100 milionë dollarë për Ukrainën si dhe dhënien e 50 bursave universitare për studentët ukrainas.

Siç raporton agjencia e lajmeve e Katarit, QNA, gjatë takimit të dy palët kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve. Ata diskutuan zhvillimet e fundit në krizën ruso-ukrainase dhe mënyrat për ta zgjidhur atë në mënyrë paqësore. Ata gjithashtu shkëmbyen mendime për një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Nga ana e Dohas zyrtare u theksua nevoja për të punuar për kthimin e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi për të garantuar sigurinë e linjave globale të furnizimit me ushqime dhe mbërritjen e dërgesave ushqimore për konsumatorët. /tesheshi.com/

MARKETING