Eurodeputeti për thirrjet nacionaliste serbe: Krerë të Evropës, ju ende dëshironi sanksione për Kosovën!

Eurodeputeti për thirrjet nacionaliste serbe: Krerë të Evropës, ju ende dëshironi sanksione për Kosovën!

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka reaguar sot pas thirrjeve nacionaliste të tifozëve serbë të futbollit që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

E pas këtyre thirrjeve ka reaguar eurodeputeti austriak Lukas Mandl ku në një postim në Twitter, ka etiketuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe i pyet nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.

“Ju ende dëshironi të sanksiononi? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, shkruan Mandl.

MARKETING