Mbytet një person në Strugë

Një grua nga Resnja e moshës 67 vjeçare sot është mbytur në Liqenin e Ohrit.
Ajo është mbytur në afërsi të plazhit në Strugë rreth orës 15:00.
Mjekët nga ndihma e shpejtë kanë konstatuar vdekjen pa shenja dhune.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi do të dorëzohet për obduksion. Për momentin nuk dihet se si ka qenë gjendja e saj shëndetësore, por ekziston mundësia që të ketë patur ndonjë problem shëndetësor. /SHENJA/