Blinken: Synimi i Rusisë për të eliminuar Ukrainën nga harta ka dështuar shumë kohë më parë

Blinken: Synimi i Rusisë për të eliminuar Ukrainën nga harta ka dështuar shumë kohë më parë

“Rusia “tashmë e ka humbur luftën” në Ukrainë për sa i përket asaj që kërkuan të arrinin Moska dhe presidenti rus, Vladimir Putin”.

Kështu u shpreh për CNN, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Objektivi ishte fshirja e Ukrainës nga harta, eliminimi i pavarësisë, sovranitetit të saj, për ta nënshtruar në Rusi. Kjo dështoi shumë kohë më parë,” tha sekretari në një intervistë ekskluzive që u transmetua të dielën.

Blinken pranoi se misioni i Ukrainës për të rifituar territorin e pushtuar nga Moska – e cila ka nisur me një fillim të ngadaltë , sipas vlerësimit të saj – do të ishte “një luftë shumë e vështirë”. Ai parashikoi se lufta, e cila kohët e fundit kapërceu kufirin e 500 ditëve, do të vazhdojë për “disa muaj”.

Megjithatë, tha ai, së bashku me ndihmën, pajisjet ushtarake dhe trajnimin që po merr Ukraina nga vende të ndryshme, kauza e Kievit përfaqëson “elementin vendimtar”.

“Ndryshe nga rusët, ukrainasit po luftojnë për tokën e tyre, për të ardhmen e tyre, për vendin e tyre, për lirinë e tyre”, tha Blinken./abcnews.al

MARKETING