Rodosi në flakë, turistët braktisin hotelet dhe akomodohen në ambiente të tjera

Rodosi në flakë, turistët braktisin hotelet dhe akomodohen në ambiente të tjera

Qindra turistë që u evakuuan nga hotelet që ndodheshin shumë pranë fronteve të zjarrit të madh në Rodos, janë strehuar në ambiente të tjera.

MARKETING

Description of image

Sikurse duket nga pamjet, turistët vërshojnë në hollin e hotelit me bagazhet e tyre.

“Ne jemi të bllokuar, por të sigurt në Rodosin jugor,” shkruan ata në rrjetet sociale.

Greqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ngritur shtabin e evakuimit për të gjithë turistët e huaj që duan të largohen për shkak të zjarreve.

Me urdhër të ministrit të Jashtëm grek, Jorgos Gjerapetritis, është krijuar shtabi i posaçëm i krizave me qëllim nisjen e evakuimit për mijëra turistë të izoluar prej zjarreve masive në ishullin e Rodosit. Situata është tepër e vështirë në terren ndaj dhe autoritetet greke kanë nisur planin e evakuimit për më shumë se 30-50.000 turistë të huaj që duan të largohen nga ishulli i përfshirë nga zjarret.

MARKETING