(VIDEO) Përplasje masive në “Tour de France”, rreth 30 çiklistë të plagosur, dy në gjendje të rëndë

(VIDEO) Përplasje masive në “Tour de France”, rreth 30 çiklistë të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një përplasje e tmerrshme është regjistruar ditën e sotme në Tour de France ku mbetën të plagosur 30 çiklistë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Vetëm pak kilometra pas nisjes së etapës së 14-të të garës më prestigjioze të biçikletave në botë, ka ndodhur një incident i madh ku 30 çiklistë përfunduan në asfalt pas përplasjes.
Gjysmave iu desh t’i jepej ndihma mjekësore dhe dyve iu desh të përfundonin pjesëmarrjen për shkak të lëndimeve të rënda.

Gara u ndërpre për më shumë se një orë dhe sipas informacioneve fillestare, çiklisti i Movistar, Antonio Pedrero dhe Louis Meintjes i Intermarche-Circus-Wanty pësuan thyerje të kockave dhe u dërguan në spital për trajtim.

 

 

 

 

 

 

 

MARKETING