Kurti thotë se Ramën do ta takojë vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive

Kurti thotë se Ramën do ta takojë vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë për vizitë në Prishtinë nesër, në kuadët të një turi Ballkanik që do të filloj.

Lidhur me vizitën e kryeministrit Rama, është pyetur sot kryeministri Albin Kurti, se a do të ketë takim me të.

Kurti ka thënë se Ramën do ta takoj vetëm nëse mbahet mbledhja e dy qeverive, për takime tjera jo.

Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera”, tha ai.

Kurti ka thënë se i ka propozuar kryeministrit Rama që të mbajnë mbledhjen e dy qeverive që sipas Kurtit “u anulua pa arsye”.

“Unë jam në kontakt me Edi Ramën. E di që do të vij për vizitë në Prishtinë, në kuadër të turit Ballkanik. Është thënë që ky tur ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës së Procesit të Berlinit që mbahet në muajin tetor. Miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Edi Rama që pasi do të vije e do të qëndroj dy ditë e një natë në Prishtinë, ta mbajmë mbledhjen e dy qeverive që u anulua pa arsye”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se kanë qenë në plan të nënshkruhen 13 marrëveshje, të cilat tash kanë ngelur në sirtarë.

“Unë i kam propozuar kryeministrit Rama që ta mbajmë mbledhjen e përbashkët ti nënshkruajmë ato marrëveshje që janë në sirtar. Andaj për mua është e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, atëherë unë ngelem tek qëndrimi që i kam thënë se për takime te ne të dyve ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë ne takohemi shumë-shpesh. Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri por edhe demokracia dhe paqja në Ballkan pse nuk takohen kryeministri i Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Kurti. /Telegrafi/

MARKETING