Ecja e përditshme e ndihmoi amerikanin të “heqë qafe” 101 kilogramë
Në vitin 2018, fansi i Philadeplhia Eagles, Nick Brecker ishte duke e shikuar ekipin e tij të zemrës duke fituar Super Bowl-in kur ai vendosi se ishte koha e duhur që ai të bënte një ndryshim.
“Unë isha një alkoolist dhe një duhanpirës i tepërt – pija 35 deri në 40 birra në natë dhe konsumoja dy paketime cigare çdo ditë”, thotë ai.
Pesha e tij trupore kishte kapur 198 kilogramë dhe kjo gjë u kthye në një alarm për shëndetin e tij.
Nick nuk merrte dot frymë dhe nisi përdorimin e ilaçeve për të ulur presionin e gjakut, raporton Today.com, përcjell Telegrafi.
Por, sot ai është kthyer në gjendje normale.
Problemet me frymëmarrjen janë zhdukur, refluksi i acidit i është “pastruar” dhe ai pret të heqë së shpejti ilaçet për presionin e gjakut.
Pneumologu i tij i tha atij se funksioni i mushkërive është rikthyer plotësisht.
Dhe jo vetëm që Nick mund të ngjisë shkallët në shtëpinë e tij, por edhe ec deri në 30,000 hapa në ditë.
“Shoh fotot e mia të vjetra dhe zemërohem. Ndryshimi nisi kur unë hodha në kosh cigaret dhe shishet e birrës. I thashë vetes: Mbaroi!”, deklaroi ai.
Ai hoqi bukën, picën, ushqimet e skuqura, patatet, orizin, ëmbëlsirat dhe pothuajse çdo gjë të pasur me karbohidrate, sheqer ose yndyrë.
Sot Nick është 97 kilogramë dhe gëzon shëndet të plotë.