Tronditet Kroacia, një grua vritet në mes të rrugës, autori djeg dhe disa shtëpi

Tronditet Kroacia, një grua vritet në mes të rrugës, autori djeg dhe disa shtëpi

Një grua humbi jetën në Kroaci dhe 6 të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në mes të rrugës, duke qëlluar këdo që shihte përpara.

Ngjarja u regjistrua në qytetin e Sisak, rreth 60 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb.
Autori, i cili dyshohet se iu ka vënë zjarrin dhe dy banesave dhe makinave, u arrestua nga forcat e policisë disa orë pas krimit të rëndë. Motivet e aktit të tij janë ende të paqarta.

Sipas të dhënave, ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30, teksa autori ka qëlluar me breshëri automatiku kallashnikov.

Fqinjët deklarojnë se autori ka pasur probleme mendore dhe i akuzonte shpesh herë komshinjtë se e kanë helmuar. Ai jetonte vetëm dhe raportohet se ishte në gjendje të mirë financiare. /A2

MARKETING