Tensionet në veri të Kosovës, Rama takohet me Charles Michel në Bruksel

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajmi u konfirmua nga Rama me një postim në rrjete sociale, pas lirimit të tre policëve të Kosovës.
Rama tha se do t’i përcjellë Michel-it shqetësimet e mëdha për situatën në rajon. Ai shprehu bindjen se zgjidhje duhet të jetë një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.