Tensionet Kosovë-Serbi, Richard Grenell: Dialogun në vazhdim duhet ta udhëheqin SHBA

Ish i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti duhet të ndryshojë kurs dhe dialogun me Serbinë ta marrin në dorë ShBA-të.

MARKETING

Description of image

“Dialogun në vazhdim ta udhëheqin ShBA”, tha ai.
Ai propozoi disa pika, ku ndër të tjera tha se “të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme”.
“Kushdo që ka sulmuar KFOR-in, Policinë e Kosovës apo protestuesit serbë duhet të përgjigjet”, tha Grenell.
Ai, sugjeroi që kryetarët e rinj të punojnë në vende alternative, teksa sipas tij, zgjedhjet e reja atje duhet të zhvillohen menjëherë dhe protestuesit të largohen nga rrugët.

Kujtojmë se që nga fillimi i protestave në veri, nuk është raportuar për asnjë sulm ndaj protestuesve serbë, teksa këta të fundit kanë sulmuar me gurë e bomba molotov gazetarët, policët e KFOR-in.
Në disa raste, protestuesit kanë përdorur edhe armë zjarri, ku tre ushtarë të KFOR-it janë plagosur.

MARKETING