Rrjedhin specifikat e detajuara të kamerave së serisë Google Pixel 8

Rrjedhin specifikat e detajuara të kamerave së serisë Google Pixel 8

Një rrjedhje e re nga një burim i brendshëm në Google ka zbuluar pamjen e parë të detajuar të kamerave në serinë Pixel 8. Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro do të marrin një sensorë të kamerës kryesore prej 50MP të përditësuar me ISOCELL GN2 të Samsung që zëvendëson ISOCELL GN1 nga seria Pixel 7.

Informata e re sqaron gjithashtu se Pixel 8 do të ruajë sensorin e kamerës për fotografi ultra të gjerë Sony IMX386 12MP nga paraardhësi i tij, ndërsa fusha e shikimit do të jetë pak më e gjerë me një raport zmadhimi 0.55x këtë herë krahasuar me 0.67x në Pixel 7.

Pixel 8 Pro do të sjellë një sensor Sony IMX787 64MP për lentën e fotografisë ultra të gjerë me një raport zmadhimi prej 0.49x. Modeli Pro gjithashtu do ta mbajë lentën për telefoto Samsung GM5 48MP me zmadhim optik prej 5x, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Google Pixel 8 detailed series camera specs leak

Tutje Pixel 8 Pro do të marrë një sensor të ri 8×8 të ToF VL53L8 i cili duhet të ndihmojë me performancën e fokusimit automatik. Të dy telefonat Pixel 8 do të kenë gjithashtu kamerën Samsung 3J1 me 11MP për fotografi selfie.

Informatat e tjera tregojnë se sensori i termometrit i cili doli pak kohë më parë do të jetë ekskluziv për Pixel 8 Pro dhe do ta përdor sensorin për matjen e temperaturës së trupit Melexis MLX90632.

Për sa i përket softuerit të kamerës, seria Pixel 8 do të ketë një veçori të re që rregullon automatikisht intensitetin e blicit LED për të parandaluar fotot dhe videot me ekspozim të tepërt në dritë të ulët.

Segmentimi i skenës është një tjetër veçori e re që do të lejojë përpunimin selektiv të inteligjencës artificiale për pjesë të ndryshme të imazheve. Videot e modalitetit kinematografik do të përfitojnë gjithashtu nga një mjet i ri “bokeh” i përzgjedhjes së turbullimit të prapaskenës.

MARKETING