Microsoft paguan 20 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së fëmijëve

Microsoft paguan 20 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së fëmijëve

Gjiganti amerikan i teknologjisë “Microsoft” pranoi të paguajë gjobën prej 20 milionë dollarësh lidhur me akuzat se kishte mbledhur informacione personale nga fëmijët pa pëlqimin e prindërve të tyre, thanë autoritetet amerikane.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) pretendon se “Microsoft” ka grumbulluar informacione personale nga fëmijët që u regjistruan në sistemin e tij të lojërave “Xbox” pa njoftuar prindërit e tyre ose pa marrë pëlqimin e prindërve, dhe ruante në mënyrë të paligjshme informacionin personal të fëmijëve.

FTC tha se veprimet e “Microsoft” shkelnin Aktin e Mbrojtjes së Privatësisë së Fëmijëve (COPPA), në internet.

Përveç gjobës, Microsoft-it do t’i kërkohet të forcojë mbrojtjen e privatësisë për përdoruesit e rinj të sistemit të tij “Xbox”.

FTC tha se do të zgjerojë gjithashtu mbrojtjen COPPA për publikuesit e lojërave të palëve të treta me të cilët “Microsoft” ndan të dhënat e fëmijëve.

MARKETING