Berisha paralajmëron protesta: S’ka rrugë tjetër, do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme

Berisha paralajmëron protesta: S’ka rrugë tjetër, do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme

Në një takim të zhvilluar këtë të hënë me kandidatët që garuan për koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Berisha u shpreh se PD duhet ti rikthehet protestës.

Ish-kryeministri, gjatë fjalës së tij theksoi se rrugë tjetër përveç protestës nuk ka.

Berisha nënvizoi se pasi të mbarojë procesi i denoncimit dhe mbrojtjes së votës PD do ngrihet në një lëvizje të fuqishme.

“Duhet ti rikthehemi protestës. E vështirë, sakrificë, po rrugë tjetër s’ka… Vetëm veten do të gënjenim. Po ne nuk jemi nga ata që gënjejnë veten. Nuk mundet opozita të ndalë qeverinë të shpërndajë 68000 mijë zarfe. Jo nuk mundet, e vetmja gjë në dorë që thotë opozita do ishte s’do marr pjesë në zgjedhje. Po ai thotë faleminderit nëse heqim dorë.

Pasi të mbarojë procesi i denoncimit dhe mbrojtjes së votës, do bëjmë analizën dhe do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme. Kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptareve që tashmë është i njohur: Edi Rama dhe qeveria e tij.

Kam besim, se demokratët e idealistët janë të gatshëm t’i japin kthesë vendimtare vendit.”- tha Berisha.

MARKETING